Argjentina apo Franca, Messi apo Mbappe: Sot është beteja finale për trofeun më të madh të futbollit, formacionet e mundshme

Argjentina apo Franca, Messi apo Mbappe: Sot është beteja finale për trofeun më të madh të futbollit, formacionet e mundshme

10:46, 18/12/2022
A+ Aa A-

Kanë kaluar 29 ditë, janë luajtur 63 ndeshje të futbollit më të mirë në botë dhe çdo gjë është ndalur sot kur Argjentina dhe Franca do të luajnë një ndeshje për titullin kampion bote dhe kështu do të ulin perden e një Botërori shumë emocionues në Katar.

Kishte surpriza, lot gëzimi, trishtim dhe festë. Gjithsesi, gjithçka mbyllet me duelin e dy kombëtareve më të mira në botë, që aktualisht janë Argjentina dhe Franca. Këto dy kombëtare do të luajnë sot finalen e Kampionatit Botëror në Katar, finale në të cilën disa prej tyre do të fitojnë medaljen e tretë botërore.

Aq sa bëhet pyetja “Argjentinë apo Francë”, përmendet edhe lufta “Messi apo Mbappe”.

Ndeshja e sotme është një mundësi për Lionel Messin që të çimentojë vendin e tij në krye të “GOAT”, jozyrtarisht lojtari më i mirë në botë i të gjitha kohërave, duke fituar ndoshta titullin e kampionit të botës, dhe njëkohësisht një shans për Kylian Mbappe për të arritur raportin "dy nga dy" në kampionatet botërore dhe tashmë etiketon veten si një kampion i lindur që arriti majat në një moshë kaq të re.

Ndeshja e djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Marokut ishte shumë e hapur dhe emocionuese dhe shpresojmë të shohim emocione të ngjashme edhe sot kur Gauchos të dalin në fushë kundër Trikolor.

Tashmë është e qartë për të gjithë se Argjentinën nuk e kemi parë kështu për një kohë të gjatë. Edhe pse mund të mos ketë aq shumë yje sa në dhjetë apo 20 vitet e fundit, duket se kjo lloj harmonie nuk ka mbretëruar kurrë në kampin e Gauchos dhe të gjithë "si një" janë të varur për të ndihmuar Messin të arrijë qëllimin e shumëdëshiruar në ndeshjen e fundit për kombëtaren.

Nga ana tjetër, Franca ka mundësinë të bëhet ekipi i parë pas 60 vitesh dhe brezi i famshëm i Brazilit që mbron titullin e kampionit të botës.

Është e vështirë të gjykosh se kush është favorit në këtë duel, nëse favoriti mund të përcaktohet edhe në ndeshje të tilla. Koeficientët thonë se të dyja përzgjedhjet kanë shanse të barabarta për të fituar titullin, me një avantazh të lehtë nga ana e Francës, por vetëm për shkak të përvojës së fitimit të këtij trofeu që mbartin nga Rusia.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Francës luhet në stadiumin spektakolar Lusail dhe nderin e arbitrimit të ndeshjes e kishte arbitri polak Szymon Marciniak. Ai është një nga gjyqtarët evropianë më me përvojë dhe më të respektuar, i cili shpesh ka nderin të ndajë drejtësinë në ndeshjet më të vështira.

Formacionet:

Tekniku i kombëtares “albiceleste”, Lionel Scaloni pritet që t’i besojë që nga minuta e parë anësorit, Angel Di Maria, i cili duket se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

 

Scaloni mendohet se do të zgjedhë formacionin 4-3-3, me Emiliano Martinez në portë, Molina, Romero, Otamendi e Acuna, nga e djathta në të majtë të mbrojtjes, Rodrigo De Paul, Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister në mesfushë dhe 3-shja potente në sulm, Angel Di Maria, Julian Alvarez dhe kapiteni Lionel Messi.

 

 

 

Në krahun tjetër, trajneri i “gjelave” është në pritje të gjendjes përfundimtare të lojtarëve të tij, në prag të ndeshjes. Deri më tani Deschamps pritet të vendosë të tijët në lojë, me formacionin 4-2-3-1.

 

Në portë do të vendoset kapiteni Hugo Lloris. Mbrojtja e mbushur me emra kualitativ përbëhet nga Kounde, Varane, Upamecano dhe Theo Hernandez, të vendosur nga e djathta në të majtë. Për pjesën defensive të mesfushës do të kujdesen Rabiot dhe Tchouameni, përpara tyre vendosen Demble, Griezmann dhe Mbappe, të cilët do të suportojnë sulmuesin, Olivier Giroud, i cili momentalisht ende nuk e ka të qartë nëse do të luajë apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco