Dalic pas triumfit me Marokun: Medalje e bronztë, por ngjason me të artën

Dalic pas triumfit me Marokun: Medalje e bronztë, por ngjason me të artën

20:18, 17/12/2022
A+ Aa A-

Kroacia mposhti Marokun me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Katar 2022, me ballkanasit që ashtu si katër vite më parë, ishin sërish autorë të një kampionati botëror për t’u marrë shembull. Pas sfidës së fituar ndaj marokenëve, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic u shpreh se medalja e bronztë, për ta ngjason me atë të artën.

“Kjo është një medalje e bronztë, por që reflekton si ajo e arta. Fituam një ndeshje të vështirë dhe ishte fantastike sepse është një medalje për Kroacinë dhe për të gjithë popullin kroat. Është diçka e shkëlqyer sepse kemi fituar medalje në dy Botërorë radhazi dhe më duhet të falenderoj pa masë lojtarët. Dua që këtë fitore t’ia dedikoj atij që nisi këtë cikël, Miroslav Ciro Blazevic trajner i Kroacisë (1994-2000).

Kjo është për ty, mund të fitoj edhe pesë medalje, por t’i je trajner i të gjithë trajnerëve. Pakkush besonte te ne, dhe këtyre djemve iu duhet “hequr kapelja”. Për mua kjo medalje e bronztë vlen si ajo e artë, të fitosh në një kompeticion të tillë është madhështore.

Është një arritje fantastike për njerëzit tanë. Në ndeshjen e sotme luajtën të gjithë ata lojtarë që ishin në formë dhe të shëndetshëm, donim të aplikonim një taktikë ndryshe. Të gjithë punuan mirë dhe dhanë maksimumin, ishte ndeshja e shtatë dhe është bukur të kthehemi në shtëpi si fitues”, u shpreh Dalic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco