Argjentinë – Francë: Karim Benzema refuzon ftesën e Emmanuel Macron

Argjentinë – Francë: Karim Benzema refuzon ftesën e Emmanuel Macron

15:30, 17/12/2022
A+ Aa A-

Në prag të finales së madhe të Kupës së Botës në Katar, mes Francës dhe Argjentinës në stadiumin Lusail, Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron ka njoftuar tashmë se do të marrë pjesë në këtë ndeshje vendimtare, siç ishte rasti kundër Marokut në gjysmëfinale.

Kreu i Shtetit francez vuri në dukje dërgimin e ftesave të shumta zyrtare për ta shoqëruar në tribunat e delegacionit presidencial.

Krahas ministres së Sporteve, Amelie Oudea-Castera, presidentit të FFF-së, Noel Le Graet apo edhe Zonjës së Parë, Brigitte Macron, presidenti francez do të ketë me vete një kast të artë, por... pa Karimin Benzema.

Në mesin e të ftuarve të konfirmuar, gjejmë kampionët e botës 2018, Presnel Kimpembe, Paul Pogba dhe N'Golo Kanté, të gjithë jashtë këtij Botërori për arsye mjekësore.

Megjithatë, Karim Benzema, sado i ftuar personalisht nga Macron, vendosi të refuzojë ftesën e presidentit francez. Ashtu si ish-lojtarët e Bluve, Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Michel Platini.

Në këtë delegacion gjejmë emrat e futbollistëve Jean-Michel Larque, Alain Giresse, Laure Boulleau dhe Benoit Cheyrou.

Por edhe gjyqtarja franceze Stephanie Frappart, e cila drejtoi në Katar, xhudisti Teddy Riner dhe boksieri Brahim Asloum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco