Giroud: Messi lojtar fantastik, por ne nuk do ta lejojmë atë që të shijojë natën më të mirë

Giroud: Messi lojtar fantastik, por ne nuk do ta lejojmë atë që të shijojë natën më të mirë

10:48, 17/12/2022
A+ Aa A-

Vetëm pak më shumë se 24 orë na ndajnë nga finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

"Gjelat" kanë synim, të mbrojnë titullin, ndërsa albicelestet të fitojnë të parin që prej vitit 1986. Olivier Giroud është i vetëdijshëm për rrezikun që Franca pret ndaj Argjentinës, por ai tha se kombëtarja e tij nuk do ta lejojë Messin të bëjë performancën e tij më të mrië.

“Messi është një lojtar fantastik, por ne nuk do ta lejojmë atë që të shijojë natën më të mirë që ai mund të ketë. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe Kupën e Botës dhe do të provojmë çdo gjë për ta ndalur atë. Nuk është vetëm një Messi në atë skuadër. Ata kanë lojtarë të mirë të cilët punojnë për ekipin. Për këtë arsye ata janë shumë të fortë”,- theksoi Giroud, në fjalën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco