Kupa e Botës 2022/ Argjentina përgatit një plan anti-Mbappe

Kupa e Botës 2022/ Argjentina përgatit një plan anti-Mbappe

10:23, 17/12/2022
A+ Aa A-

Në çdo ndeshje të skuadrës së Francës, ai është në qendër të vëmendjes. Kështu do të ndodhë sërish në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës. Kylian Mbappe është “armiku” numër një i kundërshtarëve të tij. Anglia ishte përgatitur për këtë me një farë Kyle Walker si “rojtar”, por në fund sulmuesi e e tërhoqi pas vetes mbrojtësin, për të përfituar të tjerët.

 

Ashtu si goli i Theo Hernandez ndaj Marokut, i lënë i pambuluar tërësisht nga një mbrojtje që e kishte vetëm për lojtarin e PSG-së. Edhe albicelestet po vijojnë përgatitjen e finales. Sipas informacioneve nga e përditshmja Ole , pasi kishte fokusuar seancën e tij te rikuperimi të enjten, Scaloni organizoi dje seancën e tij stërvitore për të mbuluar golashënuesin më të mirë aktual në Kupën e Botës (5 gola, baraz me Leo Messin).

 

Scaloni ka provuar gjithçka

Ai madje ka vendosur disa sisteme për të ndryshuar punën dhe për të studiuar të gjitha mundësitë, siç ka ndodhur që nga fillimi i konkursit. Trajneri di të përshtatet me modele të ndryshme dhe t'u përgjigjet atyre. Si kundër Holandës, për shembull, ai provoi një mbrojtje me 5 lojtarë për të densifikuar boshtin falë pranisë së Cristian Romero, Nicolas Otamendi dhe Lisandro Martinez, përveç Nahuel Molina dhe Marcos Acuna në krah. Kjo nuk është e gjitha.

 

Scaloni provoi gjithashtu një mbrojtjeje me 4 lojtarë, për t'u integruar në formacionin e tij fillestar Angel Di Maria , i cili u rikuperu nga lëndimi. Prandaj, ai mund të zgjidhte një 4-3-3, i cili do të vendoste një Lautaro Martinez në stol, si në gjysmëfinale. Montiel, mund të jetë titullar. Së fundmi, hipoteza e një 4-4-2, pa Di Marian, është një mundësi për këtë herë dominimi në numër i mesfushës dhe thyerja e vijave të pasimeve drejt Mbappes. Argjentina i ka të gjitha të planifikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco