Bayern dhe Inter vazhduan traditën e kampionateve botërore që nga viti 1982

Bayern dhe Inter vazhduan traditën e kampionateve botërore që nga viti 1982

08:45, 17/12/2022
A+ Aa A-

Në Kupën e Botës në Katar, vazhdon tradita që prej vitit 1982 që Bayern dhe Inter kanë të paktën nga një lojtar, kombëtaret e të cilëve luajnë në finalet e kombëtareve më të mira të botës.

 

Dy klubet e përmendura kishin përfaqësuesit e tyre në çdo finale të kampionatit botëror që nga viti 1982 e deri më sot, e kështu do të jetë edhe në Katar, ku takohen Argjentina dhe Franca në ndeshjen për titullin e kampionit të botës.

 

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të luajë nga Interi në finale, ndërsa kombëtarja franceze do të përfshijë deri në katër lojtarë të Bayernit - Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Kingsley Coman dhe Dayot Upamecano, me faktin se Hernandez është i dëmtuar dhe nuk do të luajë në këtë ndeshje.

 

Gjithashtu edhe Atletico Madrid do të ketë katër lojtarë në finale.  Nga Atletico, në kombëtaren argjentinase do të jenë Angel Correa, Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina dhe një nga lojtarët më të mirë të Francës, Antoine Griezmann.

Finalja e Botërorit në Katar do të luhet të dielën duke filluar nga ora 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco