Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

VIDEO/ Djali i portierit të Marokut ndërpreu intervistën e babait të tij, mendoi se mikrofoni ishte akullore

VIDEO/ Djali i portierit të Marokut ndërpreu intervistën e babait të tij, mendoi se mikrofoni ishte akullore

21:21, 16/12/2022
A+ Aa A-

Portieri i Marokut Yassine Bounou ishte një nga yjet e Botërorit në Katar, por djali i tij e la në hije gjatë intervistës.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon se si Bounou ka bërë një deklaratë pas ndeshjes teksa mbante në krahë djalin e tij dhe vogëlushit i është dukur shumë interesant mikrofoni.

Në një moment djali mendoi se kishte akullore përpara dhe vendosi ta “provonte”, gjë që bëri të qeshë gazetarin, por edhe vetë Bounou, të cilit iu desh të përsëriste atë që tha.

 

 

Megjithatë, ëndrra e Bounou dhe e kombëtares marokene për të fituar Kupën e Botës përfundoi me humbjen 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Maroku do të luajë kundër kombëtares së Kroacisë të shtunën në orën 16:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco