Dalic: Duam ta mbyllim me medalje këtë Botëror

Dalic: Duam ta mbyllim me medalje këtë Botëror

20:50, 16/12/2022
A+ Aa A-

Ashtu si marokenët, edhe kroatët synojnë të largohen me fitore nga Katari, pas humbjes ndaj 3-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale.

Në një konferencë për mediat, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic theksoi rëndësinë e kësaj ndeshje për lojtarët e tij dhe për vendin e tij.

“Për ne është një ndeshje me rëndësi të madhe, pasi mund të fitojmë një medalje.

Kemi shumë respekt për Marokun, i cili është një surprizë e madhe në Kupën e Botës. Ata kanë të njëjtin shpirt si ne dhe do të jetë gjithashtu një ndeshje e rëndësishme edhe për ta”, theksoi përzgjedhësi kroat në konferencë për shtypin.

Kroacia u përball me kombëtaren marokene në fazën e grupeve (0-0, më 23 nëntor), por Dalic pret një tjetër qasje në lojë:

“Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe. Skuadrat e mëdha nuk dolën në gjysmëfinale. Vendi i tretë do të diskutohet nga skuadrat që nuk ishin favorite. Jemi ndër katër skuadrat më të mira në botë, por duam më shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco