Gvardiol për lëvizjen e Messit që e bëri ‘qesharak’: Do t'u them fëmijëve se...

Gvardiol për lëvizjen e Messit që e bëri ‘qesharak’: Do t'u them fëmijëve se...

19:34, 16/12/2022
A+ Aa A-

Josko Gvardiol, mbrojtësi kroat i cili ishte “preja e Lionel Messi tek goli i tretë i Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ka komentuar lëvizjen magjike të Magjistarit nga Rossario.

Kroati është një nga zbulimet e Botërorit, por nuk ka mundur të bëjë asgjë pas driblimeve të Messit. Sulmuesi argjentinas e mori topin thuajse nga qendra, përshpejtoi në mënyrë të alternuar drejt zonës së rreptësisë dhe më pas me një driblim të mrekullueshëm e nxori plotësisht jashtë dhe ia kaloi Julian Alvarezit për golin e tretë të Argjentinës.

"Ishte një përvojë e mrekullueshme edhe pse kisha luajtur sezonin e kaluar me klubin tim kundër Messit. Ai është një lojtar krejtësisht i ndryshëm për klubin dhe ekipin kombëtar. Jam i lumtur, edhe u mundëm. E di se çfarë lloji lojtari kam patur përballë... Një ditë mund t'u them fëmijëve të mi se u kujdesa për të për 90 minuta. Shpresoj që herën tjetër të mund t'i mposhtim argjentinasit", tha Guardiol, i cili zhvilloi një Botëror të mrekullueshëm.

Pavarësisht humbjes në duelin kundër Messit në Kupën e Botës, Guardiol ka qenë gjithmonë një adhurues i madh i atij që shumë e konsiderojnë si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

"Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Messit. Kur isha më i ri, ka pasur gjithmonë një debat për Messin dhe Ronaldon. Edhe pse shumica e njerëzve ishin për Ronaldon, unë preferoja më shumë Messin", ishte i sinqertë Gvradiol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco