Trajneri i Marokut flet para përballjes me Kroacinë: Kanë katër milionë njerëz dhe janë kaq të talentuar

Trajneri i Marokut flet para përballjes me Kroacinë: Kanë katër milionë njerëz dhe janë kaq të talentuar

18:58, 16/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri maroken, Walid Regragui, ka paralajmëruar ndeshjen kundër Kroacisë për vendin e tretë në Botërorin e Katarit dhe siç tha vetë, ka shumë respekt për ballkanasit dhe dëshiron që lojtarët e tij të bëjnë maksimumin për të fituar medaljen e bronztë.

Edhe pse lojtarët e tij janë të lodhur dhe të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht, ai tha se pret që lojtarët e tij të luajnë “me mendje dhe zemër ”.

“ Ne duam të fitojmë, lojtarët e dinë që nuk është njësoj të jesh i treti dhe i katërti. Duam ta mbyllim Botërorin në Katar me fitore”, tha trajneri maroken dhe vazhdoi:

“Na pret një ndeshje e rëndësishme, pavarësisht zhgënjimit të humbjes me Francën në gjysmëfinale, pasi shpresonim në finale, por edhe në këtë ndeshje do të bëjmë maksimumin, jemi të lodhur, të rraskapitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht, kjo është arsyeja pse unë jam duke menduar se si të mbledh ekipin, por ne do të luajmë mendje dhe me zemër”.

Kroatët ishin favorit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, por nuk pati fitues dhe trajneri i Marokut beson se situata tani është dukshëm ndryshe.

"Kam respekt të madh për Kroacinë dhe ekipin e saj kombëtar. Ata kanë vetëm katër milionë banorë, por shikoni sa të talentuar janë. Ata kanë futboll të madh klubesh, një mentalitet të madh dhe në fund të gjithë kësaj ata luajnë në klubet më të mira. Modric është i jashtëzakonshëm, ai është 37 vjeç, por shikoni se si po luan. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Kupën e Botës në Katar dhe jam i sigurt se dëshiron ta përfundojë garën me stil. Ata ishin favorit në ndeshjen e parë dhe besoj se kemi fituar respekt dhe nesër do të jetë një ndeshje shumë ndryshe. Synimi ynë është të fitojmë”, tha Regragui.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Marokut do të luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco