Franca në telashe para finales së Kupës, dy lojtarë të tjerë kanë problem me ‘koronën arabe’

Franca në telashe para finales së Kupës, dy lojtarë të tjerë kanë problem me ‘koronën arabe’

17:18, 16/12/2022
A+ Aa A-

Përpara finales së Kupës së Botës në Katar kundër Argjentinës, kombëtarja franceze e futbollit ka probleme të mëdha për shkak të lojtarëve të sëmurë dhe RMC Sport deklaron se Raphael Varane dhe Inrahima Konate janë të infektuar me MERS, versioni arab i koronavirusit.

Për këtë arsye, kryesia e delegacionit francez në Katar më herët vendosi të izolojë lojtarët dhe stafin stërvitor dhe të vendosë masa izolimi fizik ndaj tyre për të reduktuar sa më shumë mundësinë e përhapjes së infeksionit, por pavarësisht nga Dayot Upamecan dhe Adrien Rabiot dhe Kingsley Coman, problemet i kanë edhe dy lojtarë jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Situata e tyre nuk është alarmante, por stafi do të monitorojë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore. Stërvitja është caktuar për të premten në orën 16, kur do të dihen më shumë informacione”, tha korrespondenti i RMC Sport nga vendi i ngjarjes.

Më tej ata deklarojnë se situata me Upamecan dhe Rabiot është shumë më e mirë.

"Duket se situata me ta është shumë më e mirë. Ata u stërvitën të enjten, ndryshe nga Coman. Lojtari i Bayernit po ndihet më mirë, por nuk është rikuperuar sa duhet për t'u stërvitur", thuhet në tekst.

MERS, i quajtur edhe "gripi i devesë", prek rrugët e frymëmarrjes me temperaturë dhe mund të transmetohet te njerëzit nga devetë e infektuara.

Virusi ka infektuar më shumë se 2000 njerëz dhe ka vrarë të paktën 850 që kur u zbulua për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012. Nuk ka ende një vaksinë për momentin.

Finalja mes Francës dhe Argjentinës do të luhet të dielën në orën 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco