Dalic: Lojtarët janë me probleme fizike, e duam medaljen

Dalic: Lojtarët janë me probleme fizike, e duam medaljen

14:36, 16/12/2022
A+ Aa A-

Kroacia luan ditën e shtunë ndaj Marokut, finalen e vogël të Botërorit që do të përcaktojë edhe skuadrën e cila do të marrë vendin e tretë në eventin e Katarit.

Në konferencën për shtyp, trajneri i balkkanasve, Zlatko Dalic, theksoi se disa lojtarë kanë probleme fizike, megjithatë shtoi se do të bëjnë maksimumin për të dalë nga fusha me medalje.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur ndeshjen e fundit me injeksione në këmbë, teksa edhe Brozovic ka probleme.

Për finalen e vendit të tretë do të hedh në fushë vetëm lojtarë që janë mirë dhe të gatshëm për të luajtur, pasi do të bëjmë gjithçka për të fituar.

Për momentin nuk e di nëse Brozovic do të luajë, varet nga muskujt e tij, pasi ka dhimbje. Të jesh i treti apo i katërti në botë ka goxha diferencë dhe ne duam të jemi ata që arrijmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe një vend në podin e Botërorit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco