Sacchi flet për finalen Argjentinë-Francë: I druhem vetëm një detaji

Sacchi flet për finalen Argjentinë-Francë: I druhem vetëm një detaji

12:03, 16/12/2022
A+ Aa A-

Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës më datë 18 dhjetor, është shndërruar në fokusin kryesor të opinionit sportiv, kjo falë edhe duelit të atyre që konsiderohen si futbollistët më të mirët aktualisht, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Të gjithë presin një sfidë spektakolare, megjithatë një ekspert si Arrigo Sacchi i druhet faktit se finalja mund të kthehet në lojë “shahu” dhe të bëhet shumë taktike.

Argjentina dhe Franca janë dy skuadra shumë të ngjashme, ato kanë të njëjtën forcë dhe të njëjtat dobësi. Bëhet fjalë për dy skuadra që janë shumë taktike në fushë dhe frika ime më e madhe është se finalja do të kthehet në një betejë taktike. Kjo do ta bënte ndeshjen të mërzitshme dhe nëse futbolli humbet spektaklin dhe bukurinë, atëherë përfundon keq”, shprehet Sacchi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco