Zaneti lartëson Messin: E meriton Kupën e Botës, është i nivelit të Maradonës

Zaneti lartëson Messin: E meriton Kupën e Botës, është i nivelit të Maradonës

09:44, 16/12/2022
A+ Aa A-

Lionel Messi është në të njëjtin nivel me Diego Armando Maradonën dhe meriton të fitojë trofeun e Kupës së Botës, sipas ish-bashkëlojtarit të tij tek Argjentina, Javier Zanetti.

Argjentina do të paraqitet në finalen e gjashtë të Kupës së Botës të dielën, ku do të përpiqet të ndalojë Francën që të bëhet skuadra e parë që mbron titullin që nga viti 1962, kur një gjë të tillë arriti ta bëjë Brazili.

“Messi është një lojtar i madh, mendoj se ai është në të njëjtin nivel me Diegon. Ai është lojtari më i fortë në botë dhe bën diferencën në fushë. Shpresoj që Argjentina të mund ta sjellë Kupën e Botës në vendin tonë”, ka thënë Zaneti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco