Kupa e Botës/ 'Bileta' për në finale, Franca dhe Maroku zbulojnë titullarët

Kupa e Botës/ 'Bileta' për në finale, Franca dhe Maroku zbulojnë titullarët

18:55, 14/12/2022
A+ Aa A-

Luhet këtë të mërkurë gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës 2022 ku do të përcaktohet se kush do t'i bashkohet Argjentinës në finale. Kampionia e Botës në fuqi, Franca, sfidon Marokun në orën 20:00, në stadiumin Al Bayt.

Gjelat do të zbresin në fushë me modulin 4-2-3-1 me Hugo Lloris në portë pas Jules Kounde, Raphael Varane, Ibrahima Konate dhe Theo Hernandez. Aurelien Tchouameni pozicionohet si “roje” përkrah Youssouf Fofana. Ndërsa, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe shoqërojnë Olivier Giroud në sulm. 

Kujtojmë që Franca është përballur me një surprizë të pakëndshme sot, teksa ka humbur shërbimet e Rabio dhe Upamekano për këtë sfidë. Të dy lojtarët titullarë po kalojnë një gjendje gripale dhe kështu që do të jenë mungesa edhe në stolin e bluve. 

Nga ana e tyre, “Luanët e Atlasit” do të luajnë me formacionin 5-4-1 me Yassine Bounou që mbron katërkëndëshin e portës. Përpara tij në mbrojtje janë Achraf Hakimi, Jawad El Yamiq, Romain Saiss, Nayef Aguerd dhe Noussair Mazraoui. Azzedine Ounahi dhe Sofyan Amrabat e gjejnë veten në mesfushë. Korridoret janë të “pushtuara” nga Hakim Ziyech dhe Sofiane Boufal ndërsa Youssef En-Nesyri është i vetëm në krye.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco