Vdiq në Katar, familja e gazetarit sportiv konfirmon shkakun e vdekjes së tij

Vdiq në Katar, familja e gazetarit sportiv konfirmon shkakun e vdekjes së tij

17:50, 14/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari sportiv amerikan Grant Wahl vdiq në Kupën e Botës në Katar si pasojë e një problemi në zemër, njoftoi sot familja e tij.

"Grant kishte çarë një enë gjaku që largon gjakun nga zemra. Vdekja e tij ishte rezultat i një dobësimi të murit të arterieve që çoi në një aneurizëm. Një autopsi u krye në Nju Jork dhe përcaktoi se Wahl kishte pësuar një këputje të aortës ngjitës, e cila bart gjakun e oksigjenuar nga zemra”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Autopsia shënon edhe fundin e spekulimeve për atë që çoi në vdekjen e një gazetari që në Amerikë ishte një nga më të famshmit në botën e futbollit amerikan.

Spekulime të rreme kanë qenë gjithashtu të përhapura se vdekja e Wahl ishte e lidhur me vaksinimin ose se ai kritikoi autoritetet e Katarit për vdekjen e emigrantëve që po punonin në ndërtimin e stadiumit.

Image

Për kujtesë, gruaja e Wahl është Dr. Celine Gounder, e cila është një mjeke kryesore për sëmundjet infektive dhe u bë veçanërisht e famshme gjatë pandemisë së koronavirusit, sepse ishte këshilltare e ekipit të presidentit amerikan Joe Biden.

Gruaja e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes hodhën poshtë spekulimet se vdekja e tij ishte e lidhur me vaksinat.

Disa ditë para se të vdiste, Wahl ndjeu efektet e një ftohjeje dhe ai shkroi në rrjetet sociale se ndjente se trupi i tij po "prihej" sepse nuk flinte mirë.

Gruaja e tij theksoi se u konstatua se i ftohti dhe simptomat e tjera nuk kishin të bënin me vdekjen e tij, ashtu si vëllai i tij Eric Wahl tërhoqi pretendimet e tij se gazetari vdiq nga mpiksja e gjakut dhe se ai u vra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco