VIDEO/ As i madhi Ronaldinho nuk 'hesht' për yjet e Argjentinës, reagimi i tij bën xhiron në internet

VIDEO/ As i madhi Ronaldinho nuk 'hesht' për yjet e Argjentinës, reagimi i tij bën xhiron në internet

17:13, 14/12/2022
A+ Aa A-

Pasi Argjentina shënoi golin e dytë ndaj Kroacisë në fund të pjesës së parë, kamera ka kapur legjendarin brazilian Ronaldinho duke duartrokitur lojën e Gauchos nga tribuna.

Në minutën e 34-të, Argjentina shënoi gol nga pika e bardhë për 1-0 dhe epërsi ndaj kroatëve, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, pas një kundërsulmi të madh, Alvarez shënoi gol për 2-0.

Në atë moment kamera regjistroi reagimin e legjendarit Ronaldinho, i cili duartrokiti me buzëqeshje albicelestet, ndonëse dihet se Brazili dhe Argjentina janë rivalë të mëdhenj në sport.

Karriera e Ronaldinhos zgjati nga viti 1998 deri në vitin 2015 dhe ai u bë kampion bote në vitin 2002 me kombëtaren braziliane.

Me Barcelonën, ai fitoi Champions League në 2006 si dhe fitoi dy Topa të Artë për lojtarin më të mirë në botë.

Ronaldino është konsideruar gjithmonë një magjistar futbolli, një mjeshtër i madh që tërheq vëmendjen me çdo lëvizje të tij dhe sot është pamja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco