Formacionet e mundshme/ Franca për të mbrojtur titullin, Maroku për të shkruar historinë

Formacionet e mundshme/ Franca për të mbrojtur titullin, Maroku për të shkruar historinë

15:19, 14/12/2022
A+ Aa A-

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut sonte do të përballen për të siguruar kualifikimin në finalen e edicionit të 22-të të Kampionatit Botëror.

Franca ka synim për të fituar titullin e tretë kampion bote dhe të dytën me radhë, pas asaj që e fitoi në Rusi në vitin 2018.

Për Marokun, kjo është gjysmëfinalja e parë dhe të dielën mund të jetë finalja e parë në histori të kombëtares.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2-2.

Mbetet të shihet se cila prej kombëtareve sonte merr biletën për t’u përballur në finale me Argjentinën e Leo Messit.

 

Formacionet e mundshme:

FRANCA (4-2-3-1): Lloris, Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Dembelé, Griezmann, Mbappé, Giroud.

Trajneri : Didier Deschamps

MAROKU (4-3-3): Bounou; Hakimi, El Yamiq, Saiss, Mazraoui; Ounahi, S. Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

Trajneri: Valid Regragi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco