VIDEO/ 'Ke prekur zemrat e çdo argjentinasi', intervista ndryshe që emocionoi Messin

VIDEO/ 'Ke prekur zemrat e çdo argjentinasi', intervista ndryshe që emocionoi Messin

15:07, 14/12/2022
A+ Aa A-

Argjentina prek një tjetër finale në Kupën e Botës dhe lideri është padyshim Lionel Messi. Ylli argjentinas dhuroi spektakël në sfidën gjysmëfinale ndaj Kroacisë ku dhuroi një asist dhe realizoi një gol duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Pas sfidës së përfunduar 3-0, “Pleshti” u ndal përpara mediave ku spikati një intervistë me një gazetare nga Argjentina që nuk mori vetëm rrjedhën e një interviste të zakonshme.

Gazetarja fillimisht e pyeti shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” për ndjesitë e tij pas ndeshjes, por më pas u ndal dhe nuk e pyeti më, por i dedikoi atij disa fjali vërtetë emocionuese.

Gjëja e fundit që kam, nuk është një pyetje, por thjesht dua të të them: Finalja e Kupës së Botës po vjen dhe sigurisht që të gjithë duam që ta fitojmë atë. Megjithatë, unë dua të të them ty se pavarësisht rezultatit, ka diçka që askush nuk mund të ta heqë si meritë dhe është fakti që ti ke prekur zemrat e çdo argjentinasi.

Nuk ka asnjë fëmijë që nuk e ka fanellën tënde të ekipit, nuk ka rëndësi nëse është origjinale, false apo e krijuar. Ti ke lënë një shenjë në jetë e çdo njeriu, që për mua është diçka përtej çdo Kupe Bote. Askush nuk mund të ta heqë atë meritë dhe kjo është mirënjohja ime për ty.

Për këtë lumturi të madhe që ti arrin t’i sjellësh njerëzve, shpresoj shumë që t’i mbash këto fjalë në zemrën tënde, sepse mendoj se diçka e tillë është shumë më e rëndësishme se të fitosh një Kupë Bote. Faleminderit shumë kapiten.” , u shpreh gazetarja Argjentinase

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco