Kushti i Ancelottit për të marrë drejtimin e Brazilit

Kushti i Ancelottit për të marrë drejtimin e Brazilit

14:55, 14/12/2022
A+ Aa A-

Carlo Ancelotti është nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Brazilit pas largimit të Tites.

Italiani shihet si një nga personat e duhur për t’i kthyer lavdinë 5 herë kampionëve të botës.

Por Federata e Brazilit nuk do ta ketë të lehtë të marrë shërbimet e italianit.

Kjo pasi Reali i Madridit nuk dëshiron të heqë dorë prej tij.

Ndërkohë, sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Ancelotti nuk ia ka mbyllur derën Brazilit, por i ka bërë të qartë federatës së këtij vendi se është i gatshëm duke nisur nga qershori 2024- ës.

Ndërkaq, edhe nga Brazili ka pasur reagime në lidhje me trajnerin e ri.

Presidenti i Federatës Braziliane, Egnaldo Rodrigez, ka deklaruar se gjithçka flitet tani janë thashetheme. “Trajnerin e ri do ta vendos unë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco