Tifozët marokenë ‘pushtojnë’ Katarin, fluturime speciale për gjysmëfinalen historike me Francën

Tifozët marokenë ‘pushtojnë’ Katarin, fluturime speciale për gjysmëfinalen historike me Francën

13:28, 14/12/2022
A+ Aa A-

Maroku dhe Katari afrohen për të lejuar tifozëve të ngjyrosin tribunat e stadiumit “Al-Bait” gjithnjë e më shumë kuq-jeshile.

Kompania kombëtare ‘Royal Air Maroc’ ka vendosur që sot dhe nesër të vërë në dispozicion rreth 30 fluturime speciale mes Marokut dhe Katarit, në funksion të gjysmëfinales historike të Kupës së Botës kundër Francës.

“Për të lejuar shumë marokenë që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar në aventurën e saj historike dhe të përjetojnë emocionin e ndeshjes, ‘Royal Air Maroc’ ka krijuar një transport ajror të vërtetë, thuhet në një deklaratë nga linja ajrore. Praktikisht një dispozitë historike, për një kualifikim historik”.

Teksa dyndjet marokene vijojnë, thuhet se janë të paktën 3500 tifozët në kërkim të një bilete e cila për takimin e sotëm kushton të paktën 2 mijë euro.

Mes fjetjes dhe stadiumin, një përpjekje për të asistuar në Francë-Marok mund të kapërcejë 4 mijë eurot, por në një moment historik shpenzimet nuk shihen.

Të shumtë marokenët në drejtim të Katarit, por ka edhe nga ata që kanë prenotuar fluturime për ditët në vijim.

Shpresa e madhe është për festuar një kualifikim ndaj Francës, teksa në rastin më të keq “Luanët e Atlantit” do të marrin pjesë në finalen e vogël, e cila vlen për vendin e tretë në Botëror.

Sido që të përfundojë ky turne për Marokun, skuadra e ka fituar trofeun e saj duke arritur gjysmëfinalen.

Në fakt, kjo ndeshje përbën rekordin për një kombëtare afrikane në Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco