Profecia e Maradonës/ Argjentina do të fitojë Kupën e Botës, prova gjendet në një foto të 36 viteve më parë

Profecia e Maradonës/ Argjentina do të fitojë Kupën e Botës, prova gjendet në një foto të 36 viteve më parë

11:47, 14/12/2022
A+ Aa A-

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë u luajt mbrëmë dhe pritshmëritë ishin të furishme. Fitoi pastër Argjentina, gjithsesi.

Nëse shtypi kroat zbulonte plane hipotetike ‘të pista’ të krijuara në dhomat e zhveshjes së Albiceleste, narrativa popullore po rritet në Argjentinë, e cila sheh Leo Messin duke rigjurmuar Diego Armando Maradonën, 36 vite pas bëmave legjendare të “Meksika 1986”.

Ylli sublim me topin në këmbë, tashmë 35-vjeçar, duket se ka brenda tij edhe atë gjakun populist që e bëri “Pibe de Oro” një hero të dashur revolucionar.

Messi revolucionar nuk do të jetë kurrë, por agonizmi, qoftë edhe verbal, i shfaqur gjatë dhe pas çerekfinales kundër Holandës, ka gëzuar shumë tifozët argjentinas, të cilët gjithashtu u bëjnë thirrje sinjaleve mistike për të bindur veten se në paraqitjen e tij të pestë në një Kupë Bote, Leo më në fund do të mund të ulet në fronin që i përkiste idhullit të tij.

Besimi se ekziston një fije misterioze që lidh dy kampionët, një lidhje mes ëndrrës dhe realitetit, që mund të ketë vetëm triumfin e “Selección” në Katar, u forcua pas një fotoje të Kupës së Botës meksikane, që e kurorëzoi Maradonën si legjendë.

Fotoja tregon “Diez” duke festuar fitoren 3-2 në finale ndaj Gjermanisë Perëndimore në stadiumin “Azteca”.

Kjo është një nga mijëra fotot e bëra atë ditë, 29 qershor 1986, por ka diçka në këtë që është interpretuar si një profeci autentike.

Në njërën dorë Maradona ka Kupën e Botës, ndërsa në tjetrën duket se tregon flamurin e Katarit të vendosur mes të tjerave për të inkuadruar stadiumin në Mexico City.

Image

Në imagjinatën e zjarrtë të kujtdo që postoi foton, Diego do të kishte ‘parashikuar’ fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Katar 36 vite më vonë.

Të gjithë këto janë elementë që në kujdesin e popullit argjentinas bëhen frymë e fuqishme pas Messit.

Pas tij duket se vështrohet silueta e dashur e Maradonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco