'Më kaluan shumë gjëra në mendje', Messi: Para ndeshjes isha shumë i emocionuar, finalja është ajo që donim

'Më kaluan shumë gjëra në mendje', Messi: Para ndeshjes isha shumë i emocionuar, finalja është ajo që donim

22:45, 13/12/2022
A+ Aa A-

Lionel Messi mund t’i gëzohet një tjetër finaleje të Botërorit, një tjetër mundësie për të bërë të vetën atë trofe që është më i kërkuari nga populli argjentinas. Ndaj edhe vetë “Pleshti” ka pranuar se ishe shumë i emocionuar pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, pasi shihte skudrën e tij përsëri aty ku kishin kërkuar që në fillim të ishin, në finalen e Botërorit.

Image

“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, isha i emocionuar që në fillim për të gjithë Argjentinën, për të gjithë ata që janë këtu. Kupa e Botës është e pabesueshme, tani është ndeshja e fundit, finalja, e cila ishte pikërisht ajo që donim. Image

Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka.

Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, tha Messi pas sfidës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco