Mesfushori i Kroacisë pretendon se nuk ishte penallti, Dalic vlerëson Argjentinën

Mesfushori i Kroacisë pretendon se nuk ishte penallti, Dalic vlerëson Argjentinën

22:36, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kombëtarja kroate nuk arriti të kualifikohej në finalen e dytë radhazi dhe mesfushori Lovro Majer (24) komentoi ndeshjen gjysmëfinale me Argjentinën.

“Është marrëzi të komentosh dhe të ankohesh për vendimet. Nuk mendoj se kishte shkelje për penalltinë. Nuk do të thosha se kishte lodhje. Na vrau ajo penallti dhe më pas goli i dytë”, tha lojtari i Rennes për HRT pas ndeshjes.

Ai vlerësoi lojën dhe cilësinë e kombëtares së Argjentinës.

"Në ndeshje si kjo, është shumë e vështirë të rikthehesh në lojë sepse Argjentina është një skuadër shumë cilësore. Kemi edhe një ndeshje, do të bëjmë gjithçka për të fituar vendin e tretë. Do të shkojmë në shtëpi të kënaqur", tha Majer.

Pas ndeshjes gjysmëfinale ka folur edhe trajneri kroat Zlatko Dalic.

"Unë e përgëzoj Argjentinën për arritjen në finale. Nuk mund t'i fajësoj djemtë e mi për asgjë. Ne kishim kontrollin në gjysmën e parë të lojës. Ndonjëherë fati ju favorizon, ndonjëherë ju kthehet në një mënyrë tjetër. Me sa kuptoj, djemtë protestuan kundër penalltisë. Megjithatë, ne humbëm ndeshjen dhe nuk kam pse të ankohemi. Duhet të përgatitemi për ndeshjen që kemi përpara. Krijuam raste të mira, por nuk ishim konkret. Na mungonte një sulmues i vërtetë. Një humbje e merituar. Brozovic ndjeu dhimbje në muskuj. Ne donim ta ruanim atë për ndeshjen tjetër. Nëse dikush do të na kishte ofruar këtë para Kupës së Botës, do ta kishim pranuar menjëherë, do të luftojmë për vendin e tretë”, tha Dalic.

Kujtojmë se Argjentina ishte më e mirë sonte, teksa fitoi me rezultatin 3-0 dhe tani pret ndeshjen mes Francës dhe Marokut që do të luhet nesër për të mësuar kundërshtarin në final.

Të shtunën në orën 16:00, Kroacia do të luajë për vendin e tretë ndaj humbësit të gjysmëfinales së dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco