Moment emocionues: Argjentinasit iu përkulën edhe Modricit, mesfushori kroat i tha lamtumirë Kupës së Botës

Moment emocionues: Argjentinasit iu përkulën edhe Modricit, mesfushori kroat i tha lamtumirë Kupës së Botës

22:25, 13/12/2022
A+ Aa A-

Legjenda e futbollit kroat dhe e Real Madridit, Luka Modric, i ka thënë lamtumirë sonte fitimit të një trofeu të mundshëm në kampionatin botëror.

Në pjesëmarrjen e tij të fundit në Kampionatin Botëror, e katërta gjithsej, Modric i dha lamtumirën me stil dhe arriti deri në gjysmëfinale. Ai ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë për vendin e tretë të shtunën.

Por sonte, kroati i famshëm i ka dhënë lamtumirën e fundit trofeut eventual kampion bote me humbjen 3-0 ndaj Argjentinës.

 

 

Trajneri Zlatko Dalic e nxori në fund të lojës, vetëm e vetëm që Modric të merrte një ovacion të merituar, i cili erdhi me mjaft klas.

Kështu, i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë dhe duartrokitur Modric-in, e para tij janë përkulur edhe tifozët e Argjentinës. Ish-fituesi i Topit të Artë është pritur nga argjentinasit me duartrokitje të mëdha.

 

 

 

Lojtarët kroatë, të cilët ishin në stol, u rreshtuan për të uruar Modric për gjithçka. Teksa largohej nga fusha, dukej qartë se ishte një moment shumë emocionues për të.

Fjala vjen, Modric fillimisht zyrtarizoi se Botërori do të jetë paraqitja e tij e fundit në karrierë për Kroacinë, por më pas tha se do të mendojë për gjithçka kur të përfundojë Botërori në Katar. Ai mund të marrë një vendim përfundimtar së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco