VIDEO/ Triumfuan ndaj Portugalisë në Botëror, Boufal festoi me nënën e tij pas ndeshjes, pamje fantastike

VIDEO/ Triumfuan ndaj Portugalisë në Botëror, Boufal festoi me nënën e tij pas ndeshjes, pamje fantastike

11:19, 11/12/2022
A+ Aa A-

Maroku mundi Portugalinë 1-0 në Katar, duke u bërë kështu skuadra e parë afrikane dhe arabe që arrin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Pati  në vërshëllimës së fundit, anësori maroken  Sofiane Boufal mori në fushë nënën e tij për të festuar. Dyshja u panë duke kërcyer me buzëqeshje të mëdhe në fytyrat e tyre, duke shijuar momentin historik.

Si i ri, Boufal e shikonte nënën e tij duke u munduar shumë dhe shkonte në punë çdo ditë në orën 6 të mëngjesit.

“Ajo sakrifikoi jetën e saj për mua. Më duhej të bëhesha profesionist për të”, citohet të ketë thënë ai për CBS sports.

Gjithashtu edhe trajneri i marokenëve shkoi tek nëna e tij për të ndarë me të arritjen historike të vendit të tyre, që padyshim gëzoi një popull të tërë.

Në Katar, qindra tifozë të gëzuar të veshur me të gjelbër dhe të kuq jashtë stadiumit Al Thumama festuan fitoren e Marokut, duke brohoritur, duke u lutur, duke u përplasur në daulle dhe duke valëvitur flamurin kombëtar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco