VIDEO/ Reagimi i Mbappes pas penalltisë së humbur nga Kane bën xhiron në internet

VIDEO/ Reagimi i Mbappes pas penalltisë së humbur nga Kane bën xhiron në internet

10:58, 11/12/2022
A+ Aa A-

Futbollistët e Francës mposhtën mbrëmë Anglinë me rezultat 2-1 dhe kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe një video nga ajo ndeshje u bë viral në internet.

Golat për Francën u shënuan nga Aurelien Tchouameni dhe Oliver Giroud, ndërsa Harry Kane shënoi nga penalltia për anglezët, por asnjë nga ata gola nuk u shpërnda në rrjetet sociale si reagimi i Kylian Mbappe në minutën e 87-të të ndeshjes.

 

 

Kështu, anglezët gjatë ndeshjes pas patën një shans për të barazuar nga penalltia e dytë në ndeshje, të cilën Kane vendosi ta merrte përsipër sërish.

 

 

Kapiteni i Anglisë gjuajti mbi portë, Mbappe dinte ta festonte dhe buzëqeshja e tij e sinqertë bëri xhiron e gjithë planetit.

Të mërkurën në orën 20:00, Franca do të luajë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Marokut, sensacioni më i madh i Botërorit të këtij viti në Katar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco