U eliminuan nga Kroacia në çerekfinale, Neymar postoi një mesazh tronditës në internet

U eliminuan nga Kroacia në çerekfinale, Neymar postoi një mesazh tronditës në internet

10:39, 11/12/2022
A+ Aa A-

Brazili u eliminua në çerekfinale të Botërorit nga Kroacia me penallti dhe më i dëshpëruari nga Selecaot ishte Neymar, i cili ka publikuar një mesazh tronditës në rrjetet sociale.

Eliminimi la gjurmë të thellë te brazilianët, madje Neymar pranoi se ishte i paralizuar dhjetë minuta pas eliminimit.

"Jam i shkatërruar psikologjikisht. Humbja padyshim që më ka lënduar më së shumti, më paralizoi për dhjetë minuta dhe menjëherë pas kësaj fillova të qaj në mënyrë të pakontrolluar. Do të dhemb, për fat të keq, për një kohë të gjatë. Ne luftuam deri në fund, jam krenar për bashkëlojtarët e mi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Ky grup meritonte më mirë, ne e meritonim, BRAZILI e meritonte... Por nuk ishte vullneti i Zotit!

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e kombëtares sonë. Fatkeqësisht nuk funksionoi... Kjo do të dhemb për një kohë të gjatë. Faleminderit për gjithçka o Zot, më ke dhënë gjithçka kështu që nuk mund të ankohem. Thjesht faleminderit që më shikove

"I gjithë nderi dhe lavdia janë gjithmonë për ju, pa marrë parasysh rrethanat", ka shkruar lojtari i PSG-së në llogarinë e tij në Instagram.

ImageImage

 

Kujtojmë se për Kroacinë në penallti shënuan Vlasic, Majer, Modric dhe Orsic. Goditjen e Rodrygos e priti Livakoviç, i saktë ishte Casemiro, i cili shënoi edhe pse portieri kroat ishte afër për të pritur goditjen e tij, shënoi edhe Pedro dhe më pas Marquinhos goditi shtyllën dhe Kroacia kaloi në mënyrë sensacionale në gjysmëfinale të Botërorit.

Kroacia do të luajë kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit dhe ndeshja është caktuar për të martën, ndërsa brazilianët u eliminuan papriturnë çerekfinale, edhe pse ishin favoritët kryesorë për titull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco