Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Humbi rastin e artë për të barazuar sfidë në fund, lojtari i Marokut merr guximin dhe i puth kokën Pepe-s

VIDEO/ Humbi rastin e artë për të barazuar sfidë në fund, lojtari i Marokut merr guximin dhe i puth kokën Pepe-s

10:06, 11/12/2022
A+ Aa A-

Mbrojtësi maroken Jawad El Yamiq i puthi kokën rivalit të tij portugez, Pepe, pasi futbollisti me përvojë humbi një shans të madh për të barazuar.

Maroku bëri një sensacion të madh me rezultatin 1-0 dhe mposhti Portugalinë në çerekfinale të Botërorit dhe gjithçka mund të ishte ndryshe nëse Pepe do të ishte më i përqendruar në minutën e 97-të të ndeshjes.

Vetëm një minutë para vërshëllimës së fundit të arbitrit, Pepe goditi me kokë nga afër zonës, por topi doli jashtë.

Në ato momente, Maroku mbrohej furishëm me një lojtar më pak dhe përpjekja e Pepes ishte e fundit e ndeshjes.

Shikoni videon këtu.

 

 

 

 

Pas humbjes së rastit, mbrojtësi i Marokut Jawad El Yamiq iu afrua dhe i puthi kokën. Duke e ditur se sa “gërmadhë” dhe me temperament është Pepe, është për t’u habitur që ai reagoi kaq qetë dhe nuk iu përgjigj puthjes për shkak të një gabimi.

Arbitri shpejt akordoi fundin dhe Maroku u bë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco