Anglezët e kanë me arbitrin: ‘Nuk ishte në nivelin e duhur’

Anglezët e kanë me arbitrin: ‘Nuk ishte në nivelin e duhur’

08:19, 11/12/2022
A+ Aa A-

Anglia është jashtë Kupës së Botës, pavarësisht një ndeshjeje të shkëlqyer kundër Francës. Në qendër të analizës së ndeshjes nga mediat angleze ishte edhe performanca e arbitrit të ndeshjes, brazilianit Wilton Sampaio, e ngelur qartë ne klase nga shtypi britanik dhe nga disa ish-lojtarë anglezë. “Sampaio është një arbitër i tmerrshëm”, shpjegoi Gary Neville.

“Njerëzit do të thonë se është një justifikim, por unë nuk po them që Anglia humbi per shkak te tij. Por ishte një makth, një arbiter i paafte. Është një vendim i thjeshtë për golin e parë. Saka goditet, duhet të jetë një faull dhe jo te vazhdoje loja” ankohet ish-mbrojtësi.

Disa polemika, nga ana angleze, për arbitrimin e brazilianit Wilton Sampaio, drejtor i ndeshjes Angli-Francë, pasi edhe ne intervistat pas ndeshjes. Një nga protagonistët e skuadrës angleze, Jude Bellingham, ka dashur të flasë për gjyqtarin brazilian.

“Çdokush mund të ketë një lojë të keqe, nëse je futbollist apo gjyqtar pak rendesi ka. Mendoj se nuk ishte aty ku duhej të ishte, për sa i përket nivelit të kësaj lloj ndeshjeje. Le te themi qe nuk ishte ne nivelin e duhur per ta arbitruar”.

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, foli për ITV pas humbjes 2-1 nga Franca në çerekfinalen e Kupës së Botës: “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar këtë moment. Ne dhamë gjithçka, nuk na erdhi mire qe pesuam 1-0, por ne treguam karakter dhe mentalitet dhe më pas arritëm të gjenim golin e barazimit.

Nuk mjaftoi të jepnim më të mirën në fushë, nuk ishte nata jonë. Franca është një ekip i mirë, u ndjemë mirë në fushë dhe unë jam i bindur se mund të kishim fituar”. Për penalltinë e humbur të Kane: “Ne e dimë se sa gola, përfshirë penalltitë, ai ka shënuar me fanellën tonë; ai na ka ndihmuar të arrijmë këtu dhe jam i sigurt se ai do të dalë më i fortë nga kjo situatë. Ai është një sulmues i klasit botëror, ai do të rikthehet”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco