Penalltitë mbeten makthi i Anglisë, Franca kalon në gjysmëfinale përballë Marokut

Penalltitë mbeten makthi i Anglisë, Franca kalon në gjysmëfinale përballë Marokut

22:05, 10/12/2022
A+ Aa A-

Franca triumfoi 2-1 përballë Anglisë në një sfidë emocionuese, ku patën edhe fatin me vete me atë penallti të humbur nga Harry Kane në thuajse 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Bjë finale e parakohshme në të cilën dështuan “Tre Luanët”, me trajnerin Southgate që vështirë se mund t’i japë më shumë kombëtares. Shënoi e para Franca me Tchouamenin, që o befasoi të gjithë me atë goditje nga distanca, por lojtari i Realit gaboi në ndërhyrje pak pasi kishte filluar pjesa e dytë, duke shkaktuar penallti, që e shndërroi në gol Harry Kane.

I pabesueshëm Giroud në minutën e 78-të me atë gol me kokë, pas krosimit perfekt të Griezmann, që riktheu epërsinë e Francës, për të ardhur më pas tek 11-metërshi i humbur nga Kane, që e dërgoi topin mbi tra (penalltinë e fitoi Mount).

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura dhe ato shtesë, me Francës që kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të ketë përballë Marokun.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco