Milani nuk heq dorë nga Broja, po punohet për një transferim të ngjashëm me atë të Tomorit

Milani nuk heq dorë nga Broja, po punohet për një transferim të ngjashëm me atë të Tomorit

21:52, 10/12/2022
A+ Aa A-

Milani mendon për një operacion të tipit Tomori për ti dhënë trajnerit Stefano Pioli një sulmues të ri. Klubi tjetër protagonist, ashtu si në rastin e mbrojtësit, është sërish Chelsea, ndërsa në qendër të gjithë tratativës është sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë dhe mundësia për një një huazim me të drejtë blerje për sulmuesin kuqezi është më shumë se një hipotezë.

Mbetet për tu parë nëse “blutë” e Londrës para se të japin miratimin për shitjen e Brojës, do të ndërhyjnë në merkato për të gjetur një tjetër sulmues për teknikun Potter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco