Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Pepe shpërthen në akuza pas eliminimit të Portugalisë: E papranueshme që na gjykoi një argjentinas pas fjalëve të Mesit

Pepe shpërthen në akuza pas eliminimit të Portugalisë: E papranueshme që na gjykoi një argjentinas pas fjalëve të Mesit

19:37, 10/12/2022
A+ Aa A-

Eliminimi i Portugalisë në çerekfinalet e Kupës së Botës përballë Marokut ka qenë një goditje e rëndë për skuadrën luzitane. Por sipas mbrojtësit Pepe, kjo ishte rrjedhojë e një gjykimi të gabuar nga kryesori argjentinas Fakundo Tejo.

Ai kishte besimin se Tejo ishte ndikuar nga fjalët e djeshme të Mesit dhe kishte bërë të pamundurën për të mos lejuar Portugalinë që të shprehte lojën e saj duke dhënë faulle të panumërt.

“Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të vërshëllejë për këtë ndeshje. Jam shumë i trishtuar, për atë që humbëm. Ishin 90 minuta ku ata u munduan gjithmonë të ndalnin lojën tonë me faulle të lehta, gjyqtari nuk jepte kartonë, nuk i tërhiqte vëmendjen. Kështu shkoi gjithë loja, vetëm faulle. Ata patën fatin që shënuan një gol. Ne punuam shumë dhe bëmë shumë për të fituar ndeshjen.

Ishim gjithmonë para, pësuam në mënyrë të papritur një gol, por ishim gjithmonë më të fortë se ata. Ishte e papranueshme të kishim një gjyqtar argjentinas që drejtonte ndeshjen, pasi u dëgjuan fjalët e Mesit, ndërsa vjen e na gjykon argjentinasi. Në pjesën e dytë nuk u luajt aspak, ai dha vetëm 8 minuta shtesë. Vetëm ne deshëm të luanim në pjesën e dytë. Jemi të mërzitur, kishim cilësi për të fituar, për fat të keq nuk ia dolëm. Nuk na lejuan të luanim”, tha Pepe pas sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco