Kupa e Botës/ Formacionet zyrtare të supersfidës Marok-Portugali, Santos merr vendimin për Ronaldon

Kupa e Botës/ Formacionet zyrtare të supersfidës Marok-Portugali, Santos merr vendimin për Ronaldon

14:58, 10/12/2022
A+ Aa A-

Çerekfinalet e Botërorit vijojnë këtë të shtunë, me një duel mjaft interesant mes Marokut dhe Portugalisë.

Luanët e Atlasit do të luajnë me modulin 4-3-3 me Yassine Bounou në portë pas Achraf Hakimi, Jawad El Yamiq, Nayef Aguerd dhe Yahia Attiyat Allah.

Noussair Mazraoui dhe Nayef Aguerd nuk e nisin si titullar. Azzedine Ounahi, Sofyan Amrabat dhe Selim Amallah e gjejnë veten në mesfushë. Korridoret janë të “pushtuara” nga Hakim Ziyech dhe Sofiane Boufal ndërsa Youssef En-Nesyri është i vetëm në krye.

Edhe nga ana e tyre, luzitanianët zgjedhin të luajnë me modulin 4-3-3 ku Diogo Costa mbron katërkëndëshin e portës.

Përballë tij gjejmë Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro. Ruben Neves ndodhet në mesfushë me Bernardo Silva-n dhe Otavio-n. Bruno Fernandes dhe Joao Felix mbështesin Goncalo Ramos në sulm.

Cristiano Ronaldo e nis sërish nga pankina.

Formacionet zyrtare:

Marok: Bounou - Hakimi, El Yamiq, Saiss, Attiyat Allah - Ounahi, Amrabat, Amallah - Ziyech, En-Nesyri, Boufal

Portugali: Costa - Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro - B. Silva, Neves, Otavio - Fernandes, Ramos, Felix

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco