VIDEO/ U eliminuan nga Kroacia në çerekfinale, brazilianët largohen nga Doha

VIDEO/ U eliminuan nga Kroacia në çerekfinale, brazilianët largohen nga Doha

14:48, 10/12/2022
A+ Aa A-

Pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës, yjet Brazilit tashmë janë larguar nga Doha dhe janë nisur drejt atdheut, të zhgënjyer dhe të mposhtur, pasi besuan se ishte koha për një tjetër Botëror.

Para fillimit të Kupës së Botës, skuadra braziliane e futbollit shihej si favorit për trofeun shumë të lakmuar. Por në çerekfinale, rruga e tyre për të fituar Kupën e Botës mori fund.

Pas ekzekutimit të penalltive, ata u mposhtën nga kroatët. Djemtë e Tite=s kaluan në avantazh në kohën shtesë me golin e Neymar, por kjo nuk mjaftoi për të mposhtur skuadrën e jashtëzakonshme të Zlatko Dalic , e cila festoi një nga fitoret më të mëdha në histori në krahët e portierit Dominik Livakovic dhe falë penalltive të sakta. Brazilianët e kishin të vështirë të flinin pas disfatës, ka shumë zhgënjim, tifozët e tyre janë të dërrmuar. Por sot është një ditë e re, një ditë që nënkuptonte kthimin në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco