Botërori 2022, Holandë - Argjentinë: një sfidë nën tension shumë të lartë!

Botërori 2022, Holandë - Argjentinë: një sfidë nën tension shumë të lartë!

10:16, 10/12/2022
A+ Aa A-

“Ky Messi mund të ndalet”, siguroi Rafael van der Vaart. “Messi nuk është lider, ai nuk ka personalitet. Të luash me Messin është 10 kundër 11” , guxoi Marco van Basten. “Mendoj se Argjentina ka frikë nga ne. Do ta ndalojmë Messin” , premtoi Louis van Gaal. E nisur nga mediat, sfida çerekfinale e Botërorit të Katarit mes Argjentinës dhe Holandës premtonte mjaft spektakël . E ashtu ndodhi, pasi ai duel ishte gjithçka tjetër veçse një ndeshje paqësore.

 

Një mbrëmje e keqe për Antonio Mateu Lahoz!

E kualifikuar me penallti në gjysmëfinale, ku do të gjejë Kroacinë, xhelatin e Brazilit , argjentinasit përjetuan një mbrëmje plot ankth. Pavarësisht gjenialitetit të Messit, autor i një asistimi të mrekullueshëm dhe i një goli nga pika e bardhë, Albicelestet iu afruan shumë pranë eliminimit. Në disavantazh 2-0, portokallitë arritën të barazonin gjithçka falë Wout Weghorst, shënues në të 83-ën dhe në të 90-ën +11. Në tension, por të mbështetur nga një pjesë e madhe e 88,000 shikuesve në stadiumin Lusail, djemtë e Lionel Scaloni më në fund ia dolën me penallti falë një Emiliano Martinez të mrekullueshëm, autor i dy pritjeve dhe një tentativë e fundit e kthyer në gol nga Lautaro Martinez.

 

Një çlirim i simbolizuar nga një shpërthim gëzimi ku shokët e skuadrës së Lionel Messit nuk ngurruan të provokonin lojtarët holandezë... Rezultati i një mbrëmjeje nën tension shumë të lartë. I shënuar nga “rrebeshi” i kartonave dhe përplasjet e shumta, ky takim do të kishte protagonist edhe Mateu Lahoz, arbitër i kësaj çerekfinale (17 kartonë të verdhë të shpërndarë, mes të cilëve dy të kthyer në të kuq për Noa Lang). Arbitrazhi u kritikua shumë në fund të ndeshjes. I arbitruar për herë të 40-të në karrierën e tij nga spanjolli, “Pleshti” u tregua i ashpër me Lahoz.

Image

Lionel Messi i ka larë hesapet!

“Nuk dua të flas për arbitrin sepse nuk mund të jem i sinqertë. Nëse flet, ata të dënojnë, FIFA duhet të mendojë për këtë, nuk mund të vendosin një arbitër të tillë në këtë ndeshje, nuk mund të vendosin një arbitër që nuk është në nivelin e duhur”, tha Messi i cili mesa duket ka ankesa si dhe për faullin që i atribuohet Holandës në 90’+10’ që solli dhe golin e barazimit.

Më i ashpër ishte shoku i Messit, Emiliano Martinez, i cili bëri jehonë me deklaratën pas ndeshjes: “I çmendur, arrogant, arbitri më i keq në turne ” . Nëse Lautaro Martinez e pranoi se disa gabime i dukeshin "të çuditshme" , Alexis Mac Allister preferoi ta mbyllte debatin: "Nuk është asgjë serioze, ata janë qenie njerëzore,  mund të bëjnë gabime dhe ne e kuptojmë.”

 

 

I kritikuar edhe nga holandezët – Louis van Gaal, veçanërisht duke gjykuar penalltinë e dhënë për argjentinasit si “bujarë” – Mateu Lahoz qartësisht kaloi mbrëmje më të vështirë të karrierës së tij. I tronditur nga ngjarjet, ai pa në veçanti Virgil van Dijk të përplasej me Leandro Paredes pas një goditjeje nga ky i fundit ndaj Nathan Ake dhe një topi të dërguar te rezervat e Holandës. Prandaj, nëse arbitrazhi tensionoi 22 lojtarët në këtë takim, tensioni, pavarësisht gjithçkaje, nuk u ul në bilbilin e fundit. Arsyeja ? Provokimet e shumta të stafit holandez ndaj Lionel Messit ndodhën edhe në zonën mikse, ku jepen intervistat.

Image

 

 

"Çfarë po shikon, idiot? Por çfarë po shikon, budalla? Largohu, ik” , ishin fjalët e Messit në drejtim të Wout Weghorst. “Numri i tyre 19 (Weghorst) erdhi dhe filloi të na provokonte” , u justifikua Messi pak më vonë në televizionin argjentinas. Si gjithmonë, sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk u ndal vetëm në rastin e sulmuesit holandez, duke “shigjetuar” edhe Louis van Gaal:“ Ai u thotë njerëzve se luan futboll të mirë, por ata luajnë vetëm me topa të gjatë (...) Nuk më pëlqen që njerëzit të flasin para ndeshjeve. Nuk është pjesë e futbollit. Unë gjithmonë i respektoj të gjithë, por më pëlqen që edhe ata më respektojnë mua. Van Gaal nuk ishte i respektueshëm me ne." I provokuar kryesisht në periferi të kësaj tronditjeje, Lionel Messi më në fund u përgjigj në fushë. Një asistim, një gol, i katërti në kompeticion , i dhjeti në Kupën e Botës dhe për të përfunduar, si lamtumirë : një festë drejtuar enkas armikut të tij më të mirë Louis van Gaal.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco