Dy pretendentë kërkojnë gjysmëfinalen, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Holandë-Argjentinë

Dy pretendentë kërkojnë gjysmëfinalen, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Holandë-Argjentinë

18:53, 09/12/2022
A+ Aa A-

Holanda dhe Argjentina ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e dytë çerek-finale të Kupës së Botës “Katar 2022”, e cila do të luhet në stadiumin “Lusail”.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të prerë kështu biletën për në gjysmëfinale dhe për të hedhur një hap më shumë drejt fitimit të Kupës së Botës.

“Tulipanët” do të kërkojnë hakmarrjen e asaj gjysmëfinaleje që e humbën në 2014 nga Argjentina, teksa kjo e fundit ka hyrë me objektivin e vetëm, për të ngritur trofeun e artë.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco