Kroaci-Brazil/ Luhet për biletën e parë në gjysmëfinale, Dalic dhe Tite rreshtojnë titullarët

Kroaci-Brazil/ Luhet për biletën e parë në gjysmëfinale, Dalic dhe Tite rreshtojnë titullarët

14:59, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kroacia përballet me Brazilin në çerekfinalen e Kupës së Botës këtë të premte në orën 16:00, në stadiumin “Cite de l'education”. Pas një kualifikimi të vështirë ndaj Japonisë, bashkëlojtarët e Luka Modric do të tentojnë të kualifikohen për herë të dytë radhazi në gjysmëfinale. Nga ana e tyre, brazilianët, favorit për trofeun, ende duan të tregojnë forcën tyre pas fitores bindëse ndaj Koresë së Jugut.

 

Zlatko Dalic rreshtoi mesfushën tradicionale me Modric, Brozovic dhe Kovacic me një surprizë përpara: Pasalic zë vendin e Petkovic në sulm përkrah Kramaric dhe Perisic të përhershëm. Nga ana e tij, Tite nuk ka bërë asnjë ndryshim me katërshen e tij sulmuese Raphinha, Neymar Richarlison dhe Vinicius për të mposhtur kroatët. Thiago Silva dhe Marquinhos përbëjnë mbrojtjen qendrore me Militao dhe Danilo.

Formacionet zyrtare:

Kroacia: Livakovic - Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa - Modric, Brozovoic, Kovacic - Pasalic, Kramaric, Perisic

Brazil: Alisson - Militao, Silva, Marquinhos, Danilo - Casemiro, Paqueta - Raphinha, Neymar, Vinicius, Richarlison

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco