Kaka zbuloi gjëra të çuditshme nga Brazili: Këtu, Ronaldo është thjesht një njeri i shëndoshë

Kaka zbuloi gjëra të çuditshme nga Brazili: Këtu, Ronaldo është thjesht një njeri i shëndoshë

13:39, 09/12/2022
A+ Aa A-

Futbollisti legjendar brazilian Kaka (46) zbuloi disa fakte interesante përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes vendit të tij Brazilit dhe Kroacisë.

Në të kaluarën Kaka e ka “ndëshkuar” Kroacinë në Botëror, teksa në vitin 2006 shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Brazilit ndaj ballkanasve.

Sot dy kombëtaret takohen në çerekfinalen e Kupës së Botës (16:00), dhe në një intervistë për BeIN Sports, Kaka zbuloi disa gjëra mjaft interesante për jetën në Brazil dhe kiminë e tifozëve atje me kombëtaren.

Image

Kaka, mjaft tronditës, thekson se shumë brazilianë nuk e mbështesin fare Brazilin.

"Është e çuditshme të thuash, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin. Kjo ndodh ndonjëherë. Kur takoni Ronaldon diku, do të thonë 'wow'. Në Brazil, ai është thjesht një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë", tha ish-fituesi I “Topit të Artë”.

Gazetarët e BeIN Sports u interesuan nëse vetë Kaka e pëlqen Ronaldon.

“Sigurisht, shumë brazilianë e duan Ronaldon dhe unë e dua atë, por mënyra se si e respektojnë në Brazil dhe jashtë saj është krejtësisht e ndryshme. Ai respektohet më shumë jashtë vendit të tij sesa në Brazil”, shtoi Kaka.

Image

Ronaldo gjatë kësaj kohe ndodhet në Katar, ku po ndjek ndeshjet e Brazil. Nuk ka dyshim nëse do të bëjë tifo për Selecaos ndaj Vatrenit sot në luftën për gjysmëfinale.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco