Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tetë skuadra dhe tetë arsyet pse rezultati i Kupës së Botës në Katar do të mbahet mend përgjithmonë

Tetë skuadra dhe tetë arsyet pse rezultati i Kupës së Botës në Katar do të mbahet mend përgjithmonë

11:47, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kanë mbetur edhe tetë skuadra në finalet e Botërorit të Katarit dhe perked kombëtare që fiton titullin kampion bote më 18 dhjetor, do të ishte një ngjarje e veçantë për arsyet e veta.

Titullin e kampionit të botës e mbron Franca dhe nëse trikolorët fitojnë një titull tjetër, do të jetë hera e parë në 60 vjet që një kombëtare mbron trofeun. Të fundit që ndoqën këtë shembull ishin futbollistët e Brazilit, të cilët pasi fituan titullin në vitin 1958 në Suedi, mbrojtën titullin e kampionit të botës katër vjet më vonë në Kili.

Sa i përket Argjentinës dhe Portugalisë, sigurisht fitimi i titullit të kampionatit botëror për njërën nga dy kombëtaret e përmendura do të nënkuptonte që Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo të dilnin kampionë të botës, gjë që mund të ketë një rol të madh në statusin e "lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave".

Nëse Maroku fiton titullin e kampionit të botës, që do të ishte sensacioni më i madh, do të jetë hera e parë në histori që një kombëtare nga Afrika do të fitonte kampionatin botëror të futbollit.

Sa i përket Brazilit, ashtu si në kontekstin e Messit dhe Ronaldos, fokusi është tek Neymar, i cili me siguri si lider do të shpallej heroi kryesor në fitimin e titullit të gjashtë të kampionatit botëror.

Image

Së bashku me Marokun, Kroacia ka shanset më të pakta për të fituar trofeun e Kupës së Botës dhe nëse ballkanasit do të ishin të suksesshëm në finale këtë herë, ndryshe nga viti 2018 kur humbën me Francën, do të thoshte se Luka Modric po i thotë lamtumirë performances në ekipin kombëtar.

 

Në fund, nëse Holanda do të fitonte titullin e kampionatit botëror, do të ishte hera e tyre e parë pas humbjes së tre finaleve të mëparshme. Për herë të parë e humbën në vitin 1974 kundër Gjermanisë Perëndimore me rezultat 2-1, pastaj katër vjet më vonë kundërArgjentinës dhe në vitin 2010 u mundën edhe nga Spanja në Afrikën e Jugut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco