Zbulohet skandali në kombëtaren e Anglisë, lojtari i pakënaqur i Arsenalit është larguar nga Katari

Zbulohet skandali në kombëtaren e Anglisë, lojtari i pakënaqur i Arsenalit është larguar nga Katari

10:54, 09/12/2022
A+ Aa A-

Ben White mungon prej disa kohësh në Botëror, dhe duket se shkak është bërë skandali i ndodhur në kampin e “Tre Luanëve”.

Mbrojtësi i Arsenalit nuk luajti në asnjë ndeshje në fazën e grupeve për kombëtaren e Anglisë, më pas u largua nga kampi para fillimit të fazës me eliminim direkt dhe shkoi në shtëpi.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) njoftoi se ishte një çështje private dhe kërkoi që të respektohej privatësia e lojtarit. Shumë besonin se ishte një problem privat, i tipit familjar.

Mirëpo, mediat angleze bënë të ditur mbrëmë se gjatë Botërorit në Katar ka ndodhur një skandal, pra një konflikt mes White dhe ndihmës trajnerit Steve Holland.

Image

White nuk ishte i kënaqur me stërvitjen në kombëtare dhe mediat raportojnë se ai nuk shoqërohej me shokët e tij të kombëtares së Anglisë dhe se ishte inatosur edhe ndaj mediave.

 

Më pas, të dyja palët vendosën që mbrojtësi i Arsenalit të largohej përgjithmonë nga kampi i kombëtares dhe të mos kthehej gjatë Kupës së Botës, ndryshe nga Raheem Sterling, i cili u kthye në shtëpi, por u kthye sërish në Katar pasi i grabitën shtëpinë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco