Capello: Në Katar festuam fundin e ‘Tiki-Taka’

Capello: Në Katar festuam fundin e ‘Tiki-Taka’

22:26, 08/12/2022
A+ Aa A-

Eliminimi i Spanjës në Kupën e Botës në Katar përfundoi në mënyrë të palavdishme kundër Marokut dhe Fabio Capello ka folur për fundin e “Tiki-Taka”.

Trajneri legjendar italian, i cili ka katër vite në pension, komentoi se “në Katar festuam fundin e ‘Tiki-Taka’. Spanja i thotë lamtumirë 9-shes false. Është diçka që mund të funksionojë në disa raste, por nuk mund të shndërrohet në sistem. Prania e një sulmuesi është thelbësore.

Posedimi i topit? Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, nuk është produktiv. Futbolli i Pep Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Por le të kujtojmë se Barcelona atëherë kishte yje si Messi apo Iniesta në maksimumin e tyre për të zbatuar planin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco