Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndjek për herë të parë një ndeshje në stadium, videoja e trajnerit të Marokut dhe nënës së tij bën xhiron e botës

Ndjek për herë të parë një ndeshje në stadium, videoja e trajnerit të Marokut dhe nënës së tij bën xhiron e botës

21:34, 08/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri maroken, Walid Regragui, ka bërë historinë e futbollit në vendin e tij duke arritur në çerekfinale të Kupës së Botës dhe nëna e tij Fatima po e shikon për herë të parë në Kupën e Botës në Katar.

Regragui (47) me Marokun e tij fillimisht kaloi dy favoritët e mëdhenj në grup (Kroacinë dhe Belgjikën), e më pas në fazën e 16-të, bëri bujë duke eliminuar Spanjën e favorizuar.

Kush është Walid Regragui, njeriu që pasoi Vahën dhe bëri sensacionin më të madh të Botërorit

Është rezultati më i madh në historinë e Marokut dhe këtë e ka dëshmuar nëna e tij, Fatima, e cila, besoni apo jo, mbërriti në Katar për të parë për herë parë një ndeshje të djali të saj.

Fatima nuk e shoqëroi Uelidin as gjatë karrierës së tij futbollistike dhe as si trajner. Walid Regragui ka 24 vite që luan futboll profesionist, por nëna e tij ka qenë vetëm në tribuna në Katar.

 

 

Prej më shumë se 50 vitesh ajo është banore e Parisit, ku ka lindur trajneri maroken, por nuk ka pasur forcë të shikojë ndeshjet e tij. Regragui ndjeu se mund të shkruante historinë e futbollit maroken në Katar, ndaj insistoi që Fatima të vinte dhe ta mbështeste.

Kështu ndodhi dhe skenat pas ndeshjes bënë xhiron e shpejtë të botës. Velidi vrapoi menjëherë tek e ëma dhe e puthi në ballë, duke treguar kështu respekt të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco