Çfarë do të thotë eliminimi i Spanjës: Gazetari maroken festoi me lot dhe britma pas penalltive

Çfarë do të thotë eliminimi i Spanjës: Gazetari maroken festoi me lot dhe britma pas penalltive

10:51, 07/12/2022
A+ Aa A-

Suksesi më i madh i kombëtares marokene të futbollit shkaktoi entuziazëm te të gjithë tifozët e vendit afrikan dhe kjo vlen veçanërisht për reporterin që ishte i pranishëm në Katar.

Pas goditjes së penalltive, Maroku eliminoi në mënyrë sensacionale Spanjën dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës. Ky është një sukses historik i kësaj kombëtareje afrikane, pasi kaloi në çerekfinale.

Suksesi gëzoi të gjithë marokenët në mbarë botën, si dhe ata tifozë neutralë që simpatizuan Luanët e Atlasit.

Ishte e vështirë të ndiqeshin penalltitë për një gazetar maroken që ndodhej në Doha, por kur kombëtarja e tij arriti suksesin, pasoi një festë e madhe.

Gazetari as që dinte si të festonte. Ai bërtiti nga lumturia dhe më pas në një moment qau. Kur filluan lotët e gëzimit, ai uli kokën dhe u përpoq të fshihte emocionet.

Ndryshe, Maroku të shtunën ka shansin të rishkruajë historinë dhe të arrijë një rezultat edhe më të mirë. Rivale në luftën për gjysmëfinale të Kupës së Botës do të jetë Portugalia, e cila mposhti Zvicrën (6-1).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco