VIDEO/ Ronaldo edhe një herë dalloi nga bashkëlojtarët, por u tregua sa më i drejtë ndaj tifozëve

VIDEO/ Ronaldo edhe një herë dalloi nga bashkëlojtarët, por u tregua sa më i drejtë ndaj tifozëve

10:00, 07/12/2022
A+ Aa A-

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, spikati edhe një herë nga skuadra dhe në vend që të festonte me shokët e tij dhe tifozët e Portugalisë kalimin në çerekfinale të Botërorit të Katarit, la fushën e lojës para të gjithëve dhe shkoi i pari në dhomat e zhveshjes.

Një gjë të ngjashme bëri edhe Ronaldo në fillim të këtij sezoni kur refuzoi të hynte në lojë në fund të ndeshjes mes Manchester United dhe Tottenham, pas së cilës shkoi në dhomën e zhveshjes para përfundimit të ndeshjes.

 

 

Kundër Zvicrës, në një ndeshje ku Portugalia fitoi me rezultat 6-1 dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, Ronaldo pati mundësinë të luajë në fund të ndeshjes, më saktë në 15 minutat e fundit, por ndeshja tashmë ishte zgjidhur dhe ai nuk arriti të shënonte.

Është e qartë se Ronaldo ishte i pakënaqur me minutazhin, por edhe me performancën e tij personale, ndaj vendosi të shkonte i pari në dhomat e zhveshjes, gjë që sigurisht nuk u shpëtoi mediave dhe të gjithë raportuan menjëherë për këtë situatë, duke deklaruar se ai ka treguar edhe një herë pakënaqësinë e tij.

Mirëpo, shumë shpejt u shfaq një video ku shihet Ronaldo që fillimisht shkon te tifozët e Portugalisë dhe i përshëndet.

 

 

Sulmuesi i Benfica-s, Gonçalo Ramos, luajti në vend të Ronaldos në formacionin e parë të Portugalisë kundër Zvicrës dhe tregoi se ishte lëvizja e duhur me hat-trickun që arriti, i cili është edhe hat-triku i parë në Kupën e Botës në Katar.

Portugalia do të luajë në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar kundër Marokut, që ishte më i mirë se Spanja pas penalltive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco