Plotësohen çerekfinalet e Botërorit, do ketë dy ditë pushim

Plotësohen çerekfinalet e Botërorit, do ketë dy ditë pushim

22:23, 06/12/2022
A+ Aa A-

Maroku dhe Portugalia ishin 2 kombëtaret e fundit që kompletuan skuadrat çerekfinaliste të Botërorit të Katarit.

Pas zbulimit të 8 skuadrave që kanë vijuar më tej aventurën në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në botë, tashmë do të ketë edhe 2 ditë pushim, për t’iu dhënë kohë skuadrave që të përgatiten për fazën tjetër.

Botërori do të rikthehet të premten, me 2 duele tejet emocionuese.

Në orën 16:00, Kroacia dhe Brazili do të përplasin “brirët”, në kërkim të një bilete në fazën tjetër, ndërkohë që mbrëmja do të kulmojë me supersfidën Holandë-Argjentinë, një duel i gjithi për t’u shijuar dhe jetuar.

Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 2 përballjet e tjera çerekfinaliste, ajo mes Marokut dhe Portugalisë në orën 16:00 dhe Angli-Francë, që është konsideruar nga të gjithë si një finale e parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco