Spanjën e 'zë haku' i Gjermanisë, e eliminon Maroku me penallti

Spanjën e 'zë haku' i Gjermanisë, e eliminon Maroku me penallti

18:49, 06/12/2022
A+ Aa A-

Në stadiumin "Education City” u luajt sfida mes Marokut dhe Spanjës, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Botës “Katar”, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, me Marokun që i ka rezistuar mjaft mirë “Furisë së Kuqe”.

Edhe në kohën shtesë (2 pjesë nga 15 minuta) rezultati mbeti i pandryshuar dhe për të përcaktuar fituesin u nevojitën gjuajtjet e 11-metërshave.

Më të saktë nga penalltitë u treguan marokenët, që fituan 3-0, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalet e një Botërori.

Kujtojmë që Spanja doli e dyta në grup, duke lënë jashtë Botërorit Gjermaninë. 

Maroku do të përballet në çerekfinale me fituesin e sfidës Portugali-Zvicër, e cila do të luhet sot në orën 20:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco