Mbappe frikëson Francën, golashënuesi më i mirë i Botërorit nuk shfaqet në stërvitje

Mbappe frikëson Francën, golashënuesi më i mirë i Botërorit nuk shfaqet në stërvitje

18:40, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kilian Mbape është kthyer në një nga yjet e  këtij Botërori, duke konfirmuar të gjithë pritshmërinë që kishte ndaj tij. Sulmuesi ka bërë edhe më mirë se katër vite më parë, duke çuar në 5 numrin e golave nga 4 që kishte shënuar në Rusi, për të marrë kryesimin në garën e golashënuesit më të mirë.

Ndaj edhe shumë nga shpresat e Francës për të ruajtur fronin e kampionatit, varen edhe të forma që do të shfaqë ai në ndeshjet e mbetura të këtij turneu, kjo është arsyeja kryesore se pse Mbape ka munguar në stërvitjen e djeshëm të përfaqësueses franceze.

Lojtari mësohet se ka ndjerë dhimbje në gju dhe stafi teknik sigurisht që ka vendosur që të mos e shqetësojë futbollistin, por ta lërë pushim që të rikuperohet plotësisht pa ngarkesa fizike. Çdo dëmtim i mundshëm i lojtarit do të detyronte Francën të ndryshonte një model sulmi që po funksionon në perfeksion ndaj frika se mos humb shërbimet e tij në ndeshjet kyçe, duke filluar nga ajo me Anglinë, ka bërë që për të të ketë trajtim të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco