Dëmtim më i rëndë për Gabriel Jesus, do operohet në gju

Dëmtim më i rëndë për Gabriel Jesus, do operohet në gju

17:24, 06/12/2022
A+ Aa A-

Një nga lojtarët më në formë të këtij sezoni, tashmë është i detyruar që një pjesë të konsiderueshme të tij ta ndjekë nga tribuna për t’u rikthyer deri në fund.

Fjala është për Gabriel Jesus, që pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e tretë të Brazilit në Botëror, atë ndaj Kamerunit.

Në fakt, në fillim u duk si një goditje e cila do të kalonte pa pasoja afatgjate për sulmuesin e Arsenalit, por tashmë nga mediat britanike bëhet e ditur se lojtari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe do të mungojë për minimalisht tre muaj.

Një lajm padyshim shqetësues edhe për Arsenalin me trajnerin Mikel Arteta që te Jesus kishte identifikuar liderin e sulmit dhe aty janë të varura edhe shpresat për te titulli kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco