Zbulohet aryseja tronditëse pse Raheem Sterling nuk mori pjesë në ndeshjen me Senegalin

Zbulohet aryseja tronditëse pse Raheem Sterling nuk mori pjesë në ndeshjen me Senegalin

09:18, 05/12/2022
A+ Aa A-

Raheem Sterling nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen e Anglisë kundër Senegalit.

Media britanike "Dailymail" shkruan se sulmuesi i Chelseat është nisur urgjentisht drejt familjes së tij pasi hajdutët i kanë bastisur pronën e tij në Cobham teksa gruaja dhe fëmijët e tij ishin brenda.

Policia ka shkuar në vendngjarje gjatë fundjavës dhe ka patrulluar pronën luksoze të lojtarit deri në orët e vona të së dielës.

Bashkëshortja e Sterlingut, Paige Milian, 27 vjeçe, postoi fotografi në një anije lundrimi në Doha para ndeshjes me Iranin muajin e kaluar, por ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në kohën e bastisjes së pronës, të shtunën.

Southgate konfirmoi se anësori do të largohej nga kampi për të fluturuar përsëri për në Britaninë e Madhe, por nuk caktoi një afat kohor se kur pritej të kthehej. 

Sipas "The Sun" hajdutët kanë arritur të marrin në banesën luksoze të lojtarit një orë me vlerë rreth 300,000 paundë. 

Ndërsa nuk dihet nëse dhe kur Sterling do të kthehet në kampin e Anglisë, ai ka qenë i vendosur të luajë një rol kryesor në përpjekjen e tyre për të fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1996 dhe vetëm siguria e fëmijëve të tij e ka shtyrë futbolllistin të marrë vendimin për të lënë pjesën tjetër të skuadrës për të fluturuar në shtëpi. 

Duke folur pas fitores së Tre Luanëve ndaj Senegalit, Southgate tha për Sterling: “Prioriteti për të është të jetë me familjen e tij.

“Ne do ta mbështesim atë dhe do ta lëmë atë të ketë aq kohë sa i nevojitet. 

'Ai u largua për në shtëpi. Nuk dua ta vë nën presion. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja duhet të jetë e para”.

Sterling ka tre fëmijë: vajzën e tij dhe më të madhen, Melody Rose, si dhe dy djem, Thiago dhe Thai. 

Lajmi për largimin e Sterlingut dhe rrethanat tronditëse që e shkaktuan atë, nuk iu transmetuan lojtarëve deri në takimin e ekipit pak para nisjes për në stadiumin Al Bayt.

Tani shumë nga shokët e Sterlingut  po mendojnë të rrisin nivelet e tyre të mbrojtjes personale, për shkak se rezidencat luksoze të futbollistëve kanë rënë pre e hajdutëve.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco